Bregallnica nuk ndalet, fitojnë edhe Tikveshi dhe Kozhuvi

Bregallnica ka dalë fitues në derbi ndeshjen e javës së 15-të në Ligën e Dytë – Lindje përballë Kit Go, njofton “infOSport.mk”. 2:0 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi, që kishte histori vetëm në pjesën e parë, kur edhe u shënuan që të dy golat nga ana e Darko Dodev (3’, 39’).

Tikveshi me rezultatin 4:2 mundi Sloga Vinicën, ndërsa Kozhuvi në terren vendas triumfoi me shifrat 3:2 përballë Rosoman.

Pas 3 disfatave të njëpasnjëshme, Osogova, falë golave të shënuar nga Stojançe Velinov (27’) dhe Aleksandar Nedanoski (73’) mundi Pobedën në Koçani, në një duel mes ish skuadrave nga elita, ndërkohë Plaçkovica dhe Sasa u ndanë me barazimin 1:1.

Pas 15 xhirove të kaluara,  Bregallnica me 39 pikë kryeson renditjen, duke lënë pas vetes Tikveshin me 34 pikë, ndërkohë plotë 14 pikë larg pozitës së parë ndodhet Kozhuvi që mban pozitën e tretë.

LDFMV – Java 15

Bregallnica 2:0 Kit Go
Tikveshi 4:2 Slloga V.
Kozhuvi 3:2 Rosoman 83
Osogova 2:0 Pobeda
Plaçkovica 1:1 Sasa

Leave a Reply