Gashi nuk shënon, por jep asist në fitoren e Kolorados (VIDEO)

Shkëlzen Gashi me Kolarado Rapids ka regjistruar fitore të rëndësishme ndaj Sporting Kansas Siti me rezultat 1:0. Futbollisti shqiptar këtë fundjavë nuk shënoi gol, por kontriboi me asist në golin e vetëm dhe të fitores për Koloradon që e shënoi Ford në minutën e 11-të të takimit.

Me këtë fitore Kolorado ngjitet në kuotën e 10-të pikëve, mirëpo vazhdon të mbetët në pozitën e fundit të Konferencës së Perendimit.

Në anën tjetër as Jahmir Hyka me San Hosen, nuk ka arritur të gjejë rrjetën në përballjen që kishin me Los Anxheles Galaksin, me këta të fundit që fituan ndeshjen me rezultat 2:4.

Leave a Reply