Roberto Karlos emërohet trajner në Australi

Legjenda e futbollit brazilian, Roberto Carlos, është emëruar trajner i skuadrës australiane, South Melbourne, që garon në Ligën e Dytë.

Drejtuesit e skuadrës australiane shpresojnë se me Roberto Karlos në krye të skuadrës, sezonin e ardhshëm do të luajën në A-League.

“Ideja im është që të fitojmë dhe të krijojmë mentalitet fitues. Nëse shkoj te një klub dhe pranoi projektin, e bëj për të fituar. Në skuadër ka shumë futbollistë të mirë. Një kohë më të gjatë ndjeki ndeshjet e kësaj skuadre dhe e di që mund të ngjitemi një nivel të garave më lartë. Puna më e rëndësishme është që të luajmë në A – league” – tha Roberto Karlos në prezantimin e tij te skuadra e re.

Edhe në rast se South Melbourne nuk arrinë të siguroj një vend për në A – league, drejtueist e kësaj skuadre shpresojnë se nga sezoni 2018/2019 do bëjë një gjë të tillë, atëherë kur është paraparë që elita e futbollit australian të zgjerohet në më shumë ksuadra.

Leave a Reply