Ter Shtegen vazhdon kontratën me Barcelonën

Portieri i Barcelonës, Mark Andre ter Shtegen ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2022, njoftojnë nga “Kamp Nou”.

Në kontratën e re të portierit gjerman ekziston klauzolë, sipas së cilës skuadra që dëshiron të transferojë atë, do të duhet të paguajë plotë 180 milion euro.

Edhe zyrtarisht firmosjen e kontratës së re Ter Shtegen do ta bëjë nesër në mesditë.

Ter Shtegen zhvilloi një sezon të shkëlqyeshëm, duke marrë shumë lëvdata për paraqitjet e tij në sezonin e sapoërfudnuar 2016/2017.

Leave a Reply