“Këpuca e Artë” në duart e Lionel Messit, Ronaldo nuk bënë pjesë as në TOP10

Lionel Messi kryeson listën e golashënuesve më të mirë nga kampionatet më të fuqishme evropiane të futbollit për edicionin e kaluar, 2016/2017.

Ylli argjentinas me 37 golat e tij në La Liga prinë bindshëm në këtë listë me 72 pikë, duke lënë pas vetes Bas Dost dhe Pier Emerik Aubamejang, ndërkohë 10-shin më të mirë e mbyll italiani  Andrea Beloti.

Në TOP10 bjen në sy mungesa e Kristiano Ronaldos, i cili edicionin që lamë pas e mbylli vetëm i golashënuesi i tretë në Spanjë me 25 gola, pas dyshes së Barcelonës, Llionel Messi – Luis Suarez që kryesonin listën me 37, gjegjësist 29 gola.

Leave a Reply