FIFA, Renditja: Maqedonia e 136-ta, Shqipëria e 66-ta

Shtëpia e Futbollit Botëror (FIFA) si zakonisht në fillim të muajit të ri ka publikuar renditjen më të fundit të Kombëtareve, njofton “infOSport.mk”.

Nga 01 qershori përfaqësuesja e Maqedonisë ndodhet në pozitën e 136-të. Siç vërehet “verdhekuqtë” kanë zbritur tre pozita më poshtë nga renditja e kaluar, ndërkohë sa i përket Kombëtares shqiptare, ajo nuk ka lëvizuar fare, duke ruajtur pozitën e 66-të me 544 pikë, po aq sa ka edhe përfaqësuesja e Malit.

Nga kombëtaret e grupit kualifikues për Botërorin “Rusi 2018”, Spanja që me 11 qershor do të zbarkojë në Shkup për ndeshjen me Maqedoninë, rezulton të jetë kombëtarja me renditjen më të mirë, duke u pozicionuar si e 10-ta. Dy vende më poshtë ndodhet Italia, ndërsa Izraeli ka bërë një lëvizje pozitive prej 8 vendeve, dhe tashmë pozicionohet në vendin e 55-të.

Kombëtarja më dobët e renditur nga grupi “B”, vazhdon të jetë Lihtenshtejni, që renditet në pozitën e 186.

Sa i përket vetë kreut, edhe më tej është Brazili që kryeson para Argjentinës dhe Gjermanisë, ndërsa në TOP-10 ka vend edhe për kombëtaret si Kili, Kolumbia, Franca, Belgjika, Portugalia, Zvicra dhe Spanja.

Leave a Reply