Të rejat nga “Etihad” nuk kanë të ndalur

Jaja Ture ka nënshkruar kontratë të re me Mançester Sitin. Kontrata e deritanishme e afrikanit përfundonte në fund të këtij muaji, ndërsa e njëjta i është vazhduar edhe për një vit tjetër.

Në fillim të edicionit të sapo përfunduar në Premierligë Jaja Ture nuk luante me Mançester Sitin për shkak një konflikti që pati me trajnerin Pep Guardiola. Mirëpo ky konflikt u tejkalua më pas, me ç’rast 34-vjeçari shkëlqeu në disa ndeshje me rradhë.

“Jaja ishte fantastik për Sitin dhe ai vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës së Pep. Ai është një ndër futbollistët më me përvojë dhe ndër më të mirët në skuadrën tonë dhe nuk ka se si mos të jemi të lumtur që ai do jetë pjesë e jona edhe për një sezon tjetër, që shpresojmë të jetë një super sezon për të dhe në përgjithësi për ekipin tonë” – u shpreh drejtori sportiv i “pasanikëve” nga Mançesteri, Çiki Begiristajn.

Jaja Ture pjesë e Mançester Sitit është që nga viti 2010-të.

 

Leave a Reply