Milani prezanton Kessie

Milani edhe zyrtarisht ka bërë publik transferimin e mesfushorit, Frank  Kessie nga rradhët e Atalantas. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë do të luaj për dy vite te Milani në formë huazimi, ndërsa pas kësaj periudhe drejtuesit “kuq e zi” do të blejnë kartonin e tij, për të cilin Atalantas do ti paguajnë plotë 28 milion euro.

“Milani transferoi nga Atalanta mesfushorin Frank Kesie, i cili ka nënshkruar kontratë deri me 30 qershor të vitit 2019-të. Kontrata është për dy vite huazim, ndërsa në të ekziston klauzolë për blerjen e kartonit të futbollistit nga Bregu i Fildishtë” – njoftuan nga klubi milanez përmes rrjeteve sociale.

Kessie sezonin e fundit me Atalantan zhvilloi 30 ndeshje, duke u shndërruar në një nga futbollistët kryesor të skuadrës nga Bergamo, që në fund u pozicionuan në vendin e katërt në “Serie A”.

Kessie është futbollisti i dytë që angazhohet nga ana e drejtuesve të rinj të Milanit, pasi paraprakisht “rossonerët” nënshkruajtën marrëveshje edhe me mbrojtësin e Viljarealit, Mateo Musakio.

Leave a Reply