Trenevski vazhdon edhe një vit me Rabotniçkin

Viktor Trenevski do të jetë edhe sezonin tjetër trajner i Rabotniçkit. Një gjë të tillë e ka konfirmuar numri një i “Romantikëve”, Dragan Popovski.

“Mundem edhe zyrtarisht të konfirmojë, se Trenevski do të jetë edhe sezonin e ardhshëm trajner i Rabotniçkit. Tash pas një pushimi të shkurtër, duhet të përgatitemi për eliminatoret e Liga Evropës. Përveç Velinovit kemi për objektiv të angazhojmë edhe disa futbollist tjerë, ndërsa kush do të ikën nga Rabotniçki do të shohim ditëve në vijim”, është shprehur Popovski.

Trajneri i Rabotniçkit, ka përcaktuar se me 8 qershor do t’i startojë përgatitjet për ndeshjet evropiane.

Leave a Reply