Sadiku dhe Mavraj: Nuk e merituam humbjen nga Italia

“Kuqezinjët” pas ndeshjes me Italinë janë shprehur se nuk e kanë merituar humbjen nga Italia, pasi të dyja skuadrat ishin të barabarta në fushën e gjelbërt.

“Nuk e meritonim humbjen. Ishte një gabim në mbrojtje. Ndeshjen e luajtëm të barabartë me Italinë. Pas golit i krijuam raste rivalit. Mendoj se të gjithë dhanë 100% të tyre. Për të ardhur keq. Nëse do të kishim pasur fat në disa goditje, ndeshja do të kishte marrë rrjedhë tjetër, çaluam pak në fund. Cdo trajner bënë zgjedhjet e veta. mendoj se luajtëm të barabartë me Italinë”, ka thënë Armando Sadiku.

“Nuk patëm diferenca me Italinë. Ata ishin nervozë që në fillim, pasi e dinin që do të ishin nën presion. Italia u tregua e durueshme dhe na ndëshkoi me rastin e parë të pastër që pati. Është më mirë kur luan shpesh me të njëjtin formacion, por vendos trajneri. Ne kemi forcën për t’u rikthyer, e kemi treguar edhe më parë, në Europian”, është shprehur Mërgim Mavraj.

Leave a Reply