Futbollistët e Spanjës arrijnë në Shkup (FOTO)

Përfaqësuesja e Spanjës mbrëmë ka arritur në Shkup, për ndeshjen kualifikuese të Botërorit Rusi 2018 që do ta luaj me Maqedoninë të dielën.

Spanjollët nga aeroporti “Aleksandar Veliki” janë akomuduar në hotelin “Meriot” në qendër të Shkupit, ku dhe do të qëndrojnë këto ditë.

Sipas plan-programit, përfaqësuesja e Spanjës me në krye seleksionuesin Lopotegi nesër nga ora 19:00 do të mbajë konferencë për shtyp para gazetarëve, ndërsa pas asaj do të bëjë stërvitjen zyrtare në stadiumin “Telekom Arena”.

Takimi Maqedoni-Spanjë do të luhet të dielën në “Telekom Arena” në Shkup me fillim në orën 20:45.

Leave a Reply