Pas Arda Turanit edhe Jillmaz pranë largimit nga përfaqësuesja e Turqisë

Pas largimit të Arda Turanit nga përfaqësuesja e futbollit të Turqisë, me shumë gjasa edhe ish futbollisti i Gallatasarajit, Burak Jillmaz do t’i japë lamtumirën.

Largimi Turanit nga përfaqësuesja turke, ka bërë që të revoltohen edhe disa futbollistë tjerë, në mesin e tyre edhe sulmuesi Jillmaz, i cili si duket nuk do të përfshihet në formacion në ndeshjen e së dielës ndaj Kosovës. Mediat turke raportojnë se Jillmaz do të njoftojë pensionimin nga përfaqësuesja turke pas ndeshjes me Kosovën.

Ndërkohë seleksionuesi i Turqisë, Fatih Terim i acaruar pak nga kjo situatë momentale në kampin e tyre, ka hapur dyert e largimit të gjithë futbollistëve të cilët ndjejnë pakënaqësi në përfaqësuese.

Leave a Reply