Sadiku: Golat ua dedikojë të gjithë shqiptarëve!

Më meritori në fitoren e Kombëtares së Shqipërisë ndaj Izraelit me rezultat 0:3 ishte sulmuesi Armando Sadiku, i cili shënoi dy gola. Ai pas ndeshjes u shpreh shumë i kënaqur për golat e shënuar dhe nga paraqitja e Kombëtares në këtë takim, duke zhbllokuar “Gërçin” që i kishte kapur për 5 ndeshje radhazi duke mos gjetur fitoren.

“Ishte ndeshje shumë e rëndësishme. E përgatitëm shumë mirë, kemi biseduar të gjithë edhe trajneri na bëri mbledhje. Të gjithë lojtarët mezi prisnin të jepnin 100%. Jemi të kënaqur që i kthyem kusurin Izraelit. Jam shumë i kënaqur që shënova dy gola, ekipi u ndje më u qetë. Golat ua dedikoj të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen”, është shprehur Sadiku, pas ndeshjes.

Sadiku shënoi golin e parë dhe të dytë në përballjen me Izraelin, ndërsa golin e tretë e shënoi Ledian Memushaj.

Leave a Reply