Emini: Mjaft festuam, tani detyra jonë është të shkruajmë historinë në balotazhin e 22 majit

Izair Emini pa dyshim se ishte violina e parë te skuadra e Voska Sport, me të cilën skuadër gjatë sezonit të rregullt në Ligën e Dytë – Perëndim, arritën që të dalin nënkampion, duke fituar të drejtën të luajnë në ndeshjen e balotazhit të 22 majit, përmes së cilës do të kërkonin të shkruajnë historinë, duke u kualifikuar në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, shkruan “infOSport.mk”.

Voska Sport në ndeshjen e fundit të sezonit, barazoi 1:1 kundër Sileksit në Kratovë, barazim ky që ju mundësoi atyre pozitën e dytë dhe festën e madhe që e përjetuan gjatë këtyre ditëve. Mirëpo tashmë e gjithë skuadra po mendon për ndeshjen e balotazhit, e ku për kundërshtarë mund të kenë një ndër skuadrat mes Skopjes dhe Tikveshit nga Kavadari.

“Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë dhe nuk i lamë kundërshtarit shume hapësira për të na rrezikuar, pasiqë e dinim se kishim përballë një kundërshtarë të fortë, por gjithsesi ne i’a dolëm duke lënë shpirtin në fushë. Mirëpo ne nuk kemi kohë për të festuar shumë, pasiqë e kemi edhe hapin final, balotazhin dhe duhet të jemi maksimalisht të përqëndruar dhe të motivuar për të shkruar historinë. Gjithsesi për këtë arritje deri këtu duhet të përshëndesim pronarin e klubit Nefi Usienin që na ka mundësuar gjitha kushtet që i nevojiten një klubi dhe mendoj se edhe zoti do na shpërblejë në fund” – u shpreh Izair Emini, i cili me 15 golat e tij, jo që ishte më i miri golashënues te Voska Sport, por në përgjithësi edhe në Ligën e Dytë – Perëndim, aty ku Sileksi u shpall kampion dhe vitin tjetër do të garojë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor. (infOSport.mk)

Leave a Reply