Volfsburgu transferon një reprezentues brazilian

Mbrojtësi i djathtë i Internacional, Viliam ka kaluar në rradhët e Volfsburgut. Braziliani me skuadrën nga Bundesliga ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare, ndërsa sipas “Kicker” shuma e transferimit kap shifrën e 5 milion eurove.

Viliam i cili ka 3 paraqitje me fanellën e Kombëtares së Brazilit, është mbrojtësi i dytë i ri këtë merkato të veres te skuadra gjermane. Para tij “ujqërit” kishin transferuar Xhon Antoni Bruks, për shumën e 20 milion eurove.

“Një kohë më të gjatë ndjekim Viliam. Ai është i ri dhe një futbollist me shumë perspektivë” – tha drejtori sportiv i Volfsburgut, Olaf Rebe.

Leave a Reply