Daçia zhvilloi stërvitjen zyrtare në stadiumin “Mladost” (FOTO)

Futbollistët e Daçias kanë zhvilluar edhe stërvitjen zyrtare në stadiumin “Mladost” në Strumicë, aty ku nesër mbrëma do të zhvillojnë ndeshjen e turit të parë eliminatorë kundër Shkëndijës.

Stërvitja e tyre startoi saktë në ora 18:00, teksa gjysmë ore më parë në konfrencën për shtyp doli pronari Adlan Shishkhanov, i cili nga ana e mysafirëve u prezantua si ndihmës trajner.

Ai u shpreh optimist për përballjen e nesërme ndaj Shkëndijës, ndërsa një atmosferë e mirë u vërejt edhe në mesin e vetë futbollistëve të skuadrës moldave, e cila shpreson që nesër mbrëma nga Strumica të largohet me një rezultat pozitiv.

Ndeshja Shkëndija – Daçia starton në ora 18:00 dhe e njëjta do të drejtohet nga treshja e arbitrëve polak, me në krye Krzysztof Jakubik.

Leave a Reply