Leh Poznan shumë i fuqishëm për Pelisterin (VIDEO)

Leh Poznan thuajse me një këmbë është kualifikuar për në raundin e dytë të eliminatoreve në Liga Evropa, pasi sonte mundi bindshëm skuadrën e Pelisterit me rezultatin 4:0.

Skuadra polake ishte shumë e fuqishme, ndërsa superioritetin e saj e dëshmoi që gjatë pjesës së parë, kur avansoi me rezultatin 3:0.

Nielsen hapi serinë e golave në minutën e 28-të me një gol të shënuar nga pika e bardhë, ndërsa vetëm dy minuta më pas Situm dyfishoi rezultatin në 2:0. Majeëski  10 minuta më pas shënoi një super gol nga goditja e lirë, derisa  rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Leh Poznan 4, Pelisteri 0 e vendosi Situm në minutën e 57-të.

Kjo fitore e thellë e skuadrës polake jep shumë pak shpresa për Pelisterin, fituesin e Kupës së Maqedonisë, që duhet të përshëndetet nga arena ndërkombëtare vetëm pas turit të parë eliminatorë të Liga Evropa, pasi ndeshja e kthimit pas një jave në Strumicë do të shërbejë vetëm si formalitet.

Leave a Reply