Shkëndija bënë pazar te Skënderbeu i Korçës

Shkëndija thuhet se i ka vënë syrin njërit prej fjutbollistëve më të mirë në rradhët e Skënderbeut, Bruno Dita. Roli natyral i 26-vjeçarit nga Tirana është mesfusha, mirëpo i njëjti mund të luaj edhe në rolin e qendërmbrojtësit, një rol që e ka kryer me mjaft sukses gjatë këtij gjysmësezoni në Superligën e Shqipërisë.

Me Ditën në mbrojtje, Shkëndija do ti siguronte një partner shumë të mirë në qendër të mbrojtjes, Egzon Bejtullait, gjithnjë nëse ky i fundit vendos të vazhdojë kontratën me “kuqezinjtë”.

Dita pjesë e Skënderbeut është që nga vera e vitit 2017-të, kur kishte arritur nga rradhët e Teutës, ndërsa gjatë karrierës së tij si profesionist kishte luajtur edhe me Besën e Kavajës.

Ai në eliltën e futbollit shqiptarë numëron plotë 216 ndeshje dhe 23 gola të shënuar, 9 prej të cilëve me Skënderbeun. Me këta të fundit Dita numëron 84 ndeshje, 15 prej të cilëve gjatë stinorit vjeshtorë, ku edhe mbante shiritin e kapitenit.

Leave a Reply