Shkëndija lë të lirë brazilianin Xhufo, Duro e pret te Flamurtari!

Shkëndija prej sot edhe zyrtarisht ka ndërperë bashkëpunimin me brazilianin, Viktor Nildo Xhuffo.

Shkaku i konkurencës stafi teknik me marrëveshje të dyanshme me futbollistin, kanë vendosur të shkëputin kontratën, duke lënë të lirë brazilianin, i cili pjesë e Shkëndijës është që nga janari i vitit 2015-të. Ndryshe kontrata e tij ishte valide deri në janarin e vitit 2018-të, ndërsa pasi tashmë është një futbollist i lirë ai ka mundësinë të zgjedh një klub të ri, ku do të luante rregullisht.

“InfOSport.mk” mëson se për shërbimet e brazilianit 24-vjeçar interes ka shfaqur Shpëtim Duro, që dëshiron të sheh Xhufon te Flamurtari, skuadër kjo që gjatë kësaj merkatoje vere ka transferuar dy futbollistë nga elita e futbollit vendor.

Me rekomandim të trajnerit Shpëtim Duro, skuadra vlonjate angazhoi mbrojtësin e djathtë të Rabotniçkit, Goran Siljanovski, si dhe mesfushorin e Renovës Muhamed Useinin, me të cilin strategu shqiptarë kishte bashkëpunuar te Shkëndija, njëjtë sikurse edhe me Xhufon.

Nisur nga ky fakt, mund të presim një lëvizje të tillë ditëve në vijim, edhe pse për shërbimet e brazilianit Xhufo interesohen edhe disa skuadra tjera evropiane.

Leave a Reply