Blerim Xhemaili nuk ndalet, shënon edhe golin e tretë në SHBA (VIDEO)

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, Blerim Xhemaili ka shënuar edhe golin e tretë me fanellën e skuadrës së tij të re Montreal në kampionatin amerikan të futbollit.

Xhemaili shënoi gol ndaj DC Junajtedit, në ndeshjen që skuadra e tij e fitoi me rezultat 2:0. Shqiptari nga Maqedonia golin e shënoi në minutën 21, ndërsa asistoi edhe në golin e dytë të cilin e realizoi Duvall dy minuta më vonë.

Për Xhemailin kjo ishte ndeshja e 6-të që e zhvillon me Montrealin.

Leave a Reply