Celina sërish huazohet, kësaj rradhe në Angli

Mançester Siti ka vendosur ta huazoj sërish talentin kosovar, Bersant Celina, i cili shkaku i konkurrencës së madhe te skuadra e Pep Guardiolas, nuk po arrinë të gjejë një vend në formacion. Mirëpo për dallim nga hera e fundit, kur ai ishte huazuar jashtë Anglisë, kësaj rradhe drejtuesit e skuadrës së Sitit kanë vendosur që atë ta huazojnë te skuadra e Ipsuiç Taun, edhe atë për një vit.

“Ipsuiç është klub i madh, ka histori të madhe dhe është vendi i duhur për mua në këtë moment. Pas pushimit mezi pres të kthehem në fushë, të stërvitem dhe të vesh këtë fanellë”, tha Celina pas prezantimit te skuadra re re që garon në “Championship”, kategoria e dytë e futbollit anglez.

“Kisha një sezon të mirë në Holandë, që më ka ndihmuar të bëhem lojtar më i mirë dhe shpresoj që kjo do të ndodh edhe këtu. Jam i gatshëm të bëj atë çfarë mundem për të ndihmuar ekipin”, tha Celina.

Talenti kosovar së fundmi ishte i huazuar te skuadra e Tuentes në elitën e futbollit holandez, ku në 27 ndeshje të zhvilluar realizoi 5 gola.

Leave a Reply