Me Lazim Destanin ëndërra u bë realitet, Shkëndija evropiane po troket….!!!

Nga Besnik SHABANI (shkrim ky i gati një viti më parë, më saktësisht 20 gusht të vitit 2016)

Vetëm pas një periudhe të shkurtë falë strategjisë së mirë të udhëhequr nga kompania “Ecolog”, Shkëndija tashmë lirisht mund të themi se i ngjanë një klubi evropian.

Këtë “kuqezinjtë” e dëshmojnë përmes rezultateve të tyre që po arrijnë në ndeshjet kualifikuese të Liga Evropa, ndërsa gjithashtu edhe në vetë organizimin e klubit.

Shkëndija bëhet klubi i parë nga vendi ynë që në mënyrë të organizuar me vete udhëheq gazetarë edhe në ndeshjet në transfertë, ndërsa edhe mënyra e udhëheqjes së tyre dhe në përgjithësi rrugëtimit ishte diçka perfekte nga ajo që bënë drejtuesit “kuq e zi” në Çeki ndaj Mlada Boleslav dhe së fundmi kundër Gentit në Belgjikë.

Duke filluar që nga akomodimi në hotelin luksoz “Holiday Inn Express” në Gent, nga qasja e drejtuesve të kësaj skuadre si dhe nga takimi aq i sinqertë dhe miqësorë me numrin një të Shkëndijës, Lazim Destani që pati me gazetarët.

Ky i fundit me qasjen e tij dëshmoi se bëhet fjalë për një person të madh, pasi jo rastësisht thonë që “Njeriun të madh e bëjnë veprat e tij”, e kur është në pyetje Lazim Destani, vërtetë veprat e tij e bëjnë të tillë.

Për një periudhë të shkurtë ai Shkëndijën e transformoi nga një klub normal, në një klub evropian, me të cilin mburren dhe krenohen gjithë shqiptarët. Dhe pikërisht ky ka qenë synimi i tij para se të merrte nën udhëheqje klubin e vendlindjes së tij, që tashmë është para një suksesi historik, kualifikimin për në ndeshjet në grupe të Liga Evropa.

Shpresat ende ekzistojnë, sidomos pas atij rezultati premtues të arritur në ndeshjen e parë në Belgjikë ndaj Gentit (1:2), ku shpresojmë që Shkëndija të na gëzojë me fitore të madhe dhe të na kënaq gjithë neve me kualifikimin historik, duke u bërë klubi i parë nga Maqedonia që do të luante në ndeshjet në grupe të Liga Evropa.

 

Leave a Reply