
Gael Klishi i cili ishte lënë i lirë për të gjetur një skuadër të re nga ana e drejtuesve të Mançester Sitit, më në fund ka gjetur skuadrën e re, ku do të vazhdojë karrierën e tij.
31-vjeçari Gael Klishi është transferuar në Turqi, teksa ka nënshkruar me nënkampionët e Bashakshehirit, pjesë e së cilës skuadër është edhe sulmuesi shqiptarë, Sokol Cikalleshi.
Klishi në këtë mënyrë largohet nga Premierliga angleze pas plotë 14 viteve të kaluara në dy skuadrat e mëdha, Arsenal dhe Mançester Siti.
Futbollisti francez me Bashkashehirin ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2.6 milion sterlina në sezon.