ZYRTARE, Konti pjesë e Milanit

Anëtari i përfaqësueses së të rinjëve të Italisë, Andrea Konti, është përforcimi më i ri i Milanit. Futbollisti i krahut të djathtë arriti në bazën e “rossonerëve”, ku pritet të ju nënshtrohet vizitave mjekësore, ndërsa nuk fshehu kënaqësinë e tij që më në fund do të mund të veshë fanellën “kuq e zi”.

“Jam shumë i lumtur. Mezi pres ti bashkohem skuadrës. Kisha shumë natë pa fjetur, mirëpo tashmë jam i qetë” – tha pas aterimit në Milano, Konti, i cili sezonin e kaluar me Atalantan, edhe pse një futbollist i fazës mbrojtëse, arriti që të realizojë 8 gola dhe 5 asistime, duke ndihmuar skuadrën nga Bergamo për tu kualifikuar në Liga Evropa.

Konti ishte njëri ndër qëllimet kryesore të Milanit në këtë merkato. Negociatat me Atalantan kaluan mes shumë peripetive, që më në fund në orët e vona të së enjtes drejtuesit e klubit nga Bergamo të pranojnë ofertën e “rossonerëve”.

Leave a Reply