6 golat e Rabotniçkit ndaj Tre Pene (VIDEO)

Rabotniçki të enjten në stadiumin pranë kompleksit pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë zhvilloi ndeshjen e kthimit në kuadër të turit të parë eliminatorë ndaj skuadrës së Tre  Pene nga San Marino. “Romantikët” ishin favorit absolut në këtë përballje, ndërsa një gjë të tillë dëshmuan edhe në fushën e blertë, ku shënuan plotë 6 gola ndaj skuadrës mysafire, që megjithatë e para u kanos në këtë përballje.

Serinë e golave e hapi këmbëshpejti Suad Sahiti, për të vijuar më pas Bojan Najdenov me dy gola të njëpasnjëshëm, ndërkohë në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Kire Markoski si dhe Stojanço Velinov, që në minutat shtesë realizoi dy gola.

Pjesë e kësaj fitore të thellë të Rabotniçkit ndaj Tre Pene, përveç autorit të golit të parë, Suad Sahiti, ishin edhe Florian Kadriu si dhe vëllai i tij, Emir Sahiti, që ishte shumë afër golit në këtë përballje.

Leave a Reply