Osmani zgjedh Skopjen para Shkupit

Florent Osmani pas një aventure 6 mujore në Superligën e Kosovës, sërish është rikthyer në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Shkupjani 29-vjeçar, ndryshe i njohur me nofkën “Luli” ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Skopjen, skuadër kjo e cila sezonin e ri do të luaj në mesin e më të mirëve.

Pas ndarjes me Lirinë e Prizrenit, shumica prisnin që Florent Osmani të rikthehet në folenë e vjetër, te FC Shkupi, aty ku kaloi dy vite e gjysmë, mirëpo megjithatë ai vendosi të shkojë te rivali lokal, Skopje, për të cilët është ky përforcimi i parë në prag të sezonit të ri.

Leave a Reply