Pelisteri reagon shpejtë, gjen zëvendësuesin e Shensoj (FOTO)

Vetëm një ditë pas largimit të strategut nga Prizreni, Naxhi Shensoi nga Pelisteri, drejtuesit e skuadrës nga Manastiri thuhet të kenë gjetur zëvendësuesin e tij, i cili do të udhëhiqte të “gjelbërit” në sezonin e ri futbollistik 2017/2018.

Fjala është për ish trajnerin e Metalurgut, Srgjan Zaharievski, promovimi i të cilit pritet të bëhet gjatë javës që vjen.

Pas eliminimit të hershëm nga Liga Evropa, Naxhi Shensoi vendosi të largohet nga Pelisteri, me të cilën skuadër sezonin e kaluar arriti që të triumfojë në Kupën e Maqedonisë si dhe të pozicionohet në vendin e katërt në mbyllje të sezonit 2016/2017.

Për Zaharievskin do të jetë kjo eksperienca e dytë si trajner, pasi në periudhën 2012-2015 ai udhëhiqte skuadrën e Metalurgut, me të cilën skuadër në vitin 2014-të luajti në finalen e Kupës së Maqedonisë, mirëpo që në fund pësoi disfatë nga Rabotniçki me rezultatin 2:0.

 

Leave a Reply