Artim Pollozhani nesër prezantohet te Flamurtari i Vlorës

Artim Pollozhani nesër pritet që të prezantohet te skuadra e Flamurtarit të Vlorës. Pasi Shkëndija nuk i vazhdoi kontratën, Pollozhani mbeti një futbollist i lirë, ndërsa si duket interesimi i Flamurtarit dhe më konkretisht nga ana e trajnerit Shpëtim Duro, ishin vendimtare që strugani 35-vjeçar të vendoset të pranojë ofertën e “kuqezinjëve” nga Vlora.

Për shërbimet e Pollozhanit interes kishte shfaqur edhe skuadra nga vendlindja e tij, FC Struga Trim Lum, mirëpo si duket dëshira e futbollistit strugan ishte që të luaj edhe më tej në nivele të larat garash.

Do të jetë kjo hera e dytë që Artim Pollozhani do të luaj në Sjuperligën shqiptare, pasi ai gjatë vitit 2008, për 6 muaj kishte qenë pjesë e Dinamo Tiranës.

Ndryshe Pollozhani bëhet futbollisti i dytë strugan që do të veshë fanellën “kuq e zi” të skuadrës vlonjate, pasi më parë pjesë e tyre ishte Nijas Lena, që aktualisht luan te skuadra kampione në fuqi e Kukësit.

Leave a Reply