Shkëndija prej nesër zhvendoset në Strumicë (VIDEO)

Futbollistët e Shkëndijës sot pas dite kanë zhvilluar seancën e tyre të fundit stërvitore në Tetovë, ndërsa prej nesër ekspedita “kuq e zi” zhvendoset në Strumicë ku do të zhvillojë përgatitjet e fundit para sfidës së parë të raundit të dytë të eliminatoreve të Liga Evropa kundër HJK Helsinkit të Finlandës.

Në taborin “kuq e zi” mbizotëron atmosferë pozitive, ndërsa gëzon bilansi shëndetësor pasi gjithë futbollistët janë shëndosh dhe në shërbim të trajnerit, Qatip Osmani.

Të mërkurën në orën 14:00 trajneri Osmani dhe kapiteni Hasani do të paraqiten para mediave në konferencën zyrtare për shtyp, ndërsa nga ora 19:00 do të stërviten në stadiumin “Mlladost” në Strumicë.

Ndeshja Shkëndija-HJK Helsinki zhvillohet të enjten me fillim në ora 18:00.

 

Leave a Reply