FC Struga Trim Lum cakton miqësoret e para

FC Struga Trim Lum, prej sot edhe zyrtarisht nisi përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Pa ndonjë risi të madhe, me emrat e njëjtë që shkruajtën historinë e klubit sezonin e kaluar, FC Struga sot në stadiumin e saj startoi fazën e parë të përgatitjeve nën drejtimin e trajnerit, Nexhat Husein, ku shpresojnë të bëjnë edhe një mrrekulli tjetër, duke u ngjitur sërish në një rang të garave më lartë.

Mirëpo për të bërë një gjë të tillë, tashmë fjalën kryesore do e kenë drejtuesit e klubit, që pritet të freskojnë rradhët e tyre, me disa emra të njohur për futbollin vendor.

Për momentin emrat e futbollistëve mbetën sekret, ndërsa që tashmë drejtuesit e kësaj skuadre kanë bërë të ditur edhe orarin e ndeshjeve kontrolluese të fazës së parë të përgatitjeve.

Kundërshtari i tyre i parë në këtë fazë, do të jetë Renova, ndeshje kjo që në program është me datë 16 korrik.

6 ditë më pas pason ndeshja në Manastir ndaj Pelisterit, derisa më datë 29 korrik është parashikuar miqësorja ndaj skuadrës nga Superliga e Kosovës, Lirisë së Prizrenit. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Atina Bojaxhi” në Ohër me fillim në ora 17:30.

Leave a Reply