Berisha flet për përshtypjet dhe mikpritjen e klubit të ri të Bardhit, Levante

Enis Bardhi prej dje edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Levantes, skuadër kjo e cila këtë vit sërish u rikthye në mesin e më të mirë në ligën spanjolle të futbollit. Pa dyshim është ky transferimi më i bujshëm i kësaj vere i arritur nga ndonjë futbollist shqiptarë, dhe e gjithë kjo meriton shumë lëvdata dhe respekte.

Mirëpo një pjesë e këtyre lëvdatave shkojnë edhe për menaxherin, trajnerin e Enis Bardhit, Meriton Berisha, i cili me mjaft modesti në prononcimin e tij për “infOSport.mk”, nuk haroi pa i përshëndetur edhe gjithë ata të tjerët që kanë kontribuar në këtë arritje të talentit shkupjan.

Unë personalisht jam shumë i kënaqur me këtë arritje, e në veçanti i përshëndes të gjithë ata që kontribuan për ecurinë e karrierës së tij, duke ja filluar prej Bedri Saliut, Agim Sopit, të cilët shumë punuan dhe ndihmuan rreth zhvillimit të tij profesional. Gjithashtu përshëndes shokët e mi dhe mbi të gjitha familjen e Enisit e cila ka qenë një përkrahje shumë e madhe e tij, i falemenderojë të gjithë” – u shpreh Meriton Berisha, i cili në vijim na foli edhe për mirëpritjen që i kanë bërë Bardhit dhe ekipit që kishin udhëtuar bashkë me futbollistin 22-vjeçar, drejt Valencias.

“Enisin e kanë mirëprit jashtëzakonishtë mirë dhe neve që ishim bashkë me të. Normalisht se pas asaj paraqitje mbresëlënëse në Evropianin në Poloni, klubi dhe tifozët e Levantes presin shumë nga ai. Me të arritur lajmi se Enisi është në Valencia,  kanë vërshuar edhe komentet pozitive nëpër rrjetet sociale dhe ka një admirim të madh për të nga tifozët” – përfundoi bisedën me ne Meriton Berisha, një menaxher dhe njëkohësisht trajner shumë i suksesshëm shkupjan, që me siguri se nuk do të ndalet me kaq, por se në të ardhmen shpresojmë të arrijë edhe ndonjë transferim edhe më të bujshëm, në ndonjë prej skuadrave më të njohura evropiane.

Leave a Reply