Obamejang “çmend” Milanin, golat e tij vendimtarë në fitoren e Dortmundit ndaj “kuqezinjëve” (VIDEO)

Milani ka pësuar disfatë në ndeshjen ndaj Borusia Dortmundit në kuadër të “International Champions Cup”, që u zhvillua në Guangzhou.

Milani i yjeve pësoi disfatë me rezultatin 1:3, ndërsa ishte pikërisht sulmuesi i Dortmundit, dëshira e madhe e Milanit e kësja merkatoje verore, Pier Emerik Obamejang që bëri diferncën në këtë ndeshje.

Sulmuesi nga Gaboni realizoi dy golat e fundit për Dortmundin (20’, 62’), para se Nuri Shahin të shënonte golin e parë në minutën e 16-të.

Golin e vetëm për “rossonerët” në këtë përballje e realizoi sulmuesi Karlos Baka, edhe atë që gjatë pjesës së parë (24’).

Te Milani, tifozët e së cilës skuadër e prisnin këtë ndeshje me shumë vëmendje, nga futbollistët e ri të transferuar në “San Siro” patën mundësinë të shohin vetëm , Fabio Borinin, Frank Kesie, Rikardo Rodrigez, Mateo Musakio dhe Hakan Çalhanoglun, me këta dy të fundit që në lojë u inkuadruan gjatë 45 mintave të dyta.

Leave a Reply