La Liga, mësoni datat e zhvillimit të ndeshjeve “El Clasico”

Zyrtarisht është hedhur shorti për sezonin e ri të La Ligas, që do të nisë më 19/20 gusht, me sfidat Deportivo-Real Madrid dhe Barcelona-Betis.

Fillim i lehtë në letër, për dy gjigantët spanjollë, që edhe këtë sezon janë pretendentët e mëdhenj për titull.

“El Clasico” e parë e sezonit 2017-18 do të luhet në mesjavë, në kuadër të javës së 17-të, më 20 dhjetor në “Santiago Bernabeu”, ndërsa ajo e kthimit e javës së 36-të në program është me datë 5 ose 6 maj 2018 në “Kamp Nou”.

Kjo sfidë do të luhet vetëm 4 ditë pas finales së Kupës së Botës për klube në Emiratet e Bashkuara Arabe, me Realin që do të mundohet të mbrojë titullin e fituar vjet.

Ndërkaq, derbi i parë madrilen midis Atl.Madridit dhe Realit do të luhet më 18/19 nëntor, në fushën e Atletikos.

Leave a Reply