Kukësi pranë mbrojtësit kosovar që e dëshironte edhe Shkëndija

Skuadra kampione e Shqipërisë, Kukësi, pas dështimit në arenën ndërkombëtare tashmë sheh me sy ka kampionati i ardhshëm, ku pretendon të mbrojë titullin e kampionit. Nisur nga ky fakt drejtuesit e skuadrës verilindore, dëshirojnë të përforcojnë rradhët e tyre me futbollistë cilësorë.

Një nga emrat që bënë pjesë në planet e tyre, është ai i mbrojtësit kosovarë të Skënderbeut, Bajram Jashanica, i cili pritet të plotësojë vendin e lënë bosh pas largimit të spanjollit Serran.

Sipas “Panorama Sport”, drejtuesit e Kukësit kanë kontaktuar menaxherin e Bajram Jashanicës dhe i kanë bërë një ofertë për mbrojtësin, që kap shifrën e 60 mijë eurove në vit, shumë këtë të cilën ish futbollisti i Besës dhe Hysit në Kosovë e merrte edhe te Skënderbeu.

Leave a Reply