Letra emocionuese që përloti të gjithë, Toti: Roma të dua! (VIDEO)

Nuk ka fjalë se si mund ta përshkruajshë legjendën e Romës, Françesko Totin. 40 vjeçari me karrierë të madhe që nga viti 1992 edhe atë vetëm në një klub, mbetet një ikon dhe një shembull se si admirohet klubi i zemrës. Ai i mësoi futbollistët e botës se nuk është gjithçka te të hollat, por lidhshmëria me skuadrën, tifozët e stadiumin duhet të jetë në vend të parë.

Toti pas ndeshjes së fundit të zhvilluar në “Olimpiko” ndaj Xhenovës, mbajti një fjalim emocionues, ku kishte shkruar një letër për të gjithë ata që ishin pjesë e tij gjatë aventurës në futbollin e luajtur.

“Të faleminderoj Roma. E faleminderoj nënën time, babain dhe shokët e mi të ngushtë. E faleminderoj bashkëshortën time dhe fëmijët e mi. Desha të fillojë nga fundi, pasi nuk e di a do të mund ta lexoj deri në fund këtë letër. Nuk është e mundur që 28 vite karierë të përshkruhen vetëm me disa shkronja. Do të doja ta bëja këngë apo poezi, por un nuk di të shkruaj. Gjatë këtyre viteve u mundova ta tregojë atë nëpërmjet këmbëve të mia që nga fëmijëria. Kur flasim për këtë kohë, e dini se cila ishte lodra ime e preferuar? Topi, kuptohet. Njejtë është edhe sot.  Erdhi koha dhe më tha: Duhet të rritemi. Nga nesër ti do të jesh i vjetër. Hiqi takat dhe fanellën nga nesër ti do të jesh burrë. Kjo ishte një ëndërr, por ia sot nuk është e tillë, por është realitet. Me të vërtet tash erdhi fundi. Do ta zhvesh fanellën për herë të fundit. Më falni për atë se nuk jap deklarata për të përshkruar mendimet e mija, por nuk është e lehtë “të fiket drita” (mendon tërheqjen nga futbolli). Është koha që të faleminderohem të gjithë atyre bashkëlojtarëve, trajnerëve, drejtorëve sportiv e presidentëve. I faleminderoj të gjithë tifozët që më përkrahën gjatë këtyre viteve. Tash, do të dalë nga zhveshtorja e cila më pranoi sikur fëmijë, ndërsa largohem si një burrë. Jam krenar dhe i lumtur që iu dhash për 28 vite fat dhe dashuri. JU DUA!” është shprehur Toti i përlotur nga të lexuarit e letrës që kishte shkruar.

Leave a Reply