Beshiktashi kampion i ri i vjetër i Turqisë (VIDEO)

Beshiktashi është shpallur kampion për herë të dytë rradhazi në elitën e futbollit turk, pasi të dielën në mbrëmje mundi Gaziantepsporin si mysafir me rezultatin e thellë 4:0.

Në këtë mënyrë skuadra “bardhë e zi” nga Stambolli një javë para fundit të kampionatit të rregullt u shpall kampion, duke krijuar një epërsi të pa arritshme ndaj skuadrës së dytë në tabelën e klasifikimit, Istanbul Bashakshehir, që me shumë mund si vendas mundi Adanasporin me rezultatin 2:1.

Anderson Taliska me dy gola të shënaur në këtë përballje, si dhe Rajan Babel dhe Ozjakup me nga një gol kontribuan në këtë fitore të lehtë në udhëtim, ndërkohë festa e madhe e tifozëve të Beshiktashit dhe futbollistëve të tyre pritet të ndodhë me 04 qershor, kur në “Vodafone Arena”, Beshiktashi do të mirëpret Osmanlisporin në ndeshjen e xhiros së fundit për sezonin 2016/2017.

Leave a Reply