Sedloski: I kënaqur nga goli, por kemi edhe një ndeshje tjetër

Trajneri i Vardarit, Goce Sedloski është shprehur i kënaqur nga goli i shënuar, mirëpo njëkohësisht edhe shumë i matur, duke potencuar se ky gol dhe fitorja në teren vendas nuk vlejnë, në rast se skuadra e tij nuk e përsërit të paktën një ndeshje si ajo e sontshmja në Shkup.

“Falenderime të panumërta për futbollistët e mi, tifozët që na përkrahën dhe që ishin futbollisti ynë i 12-ti. Do të kisha thënë një fitore e merituar për skuadrën tonë. Kishim 3-4 raste ideale për të shënuar, mirëpo edhe kundërshtari mund të na ndëshkonte fare në fund. Nuk duhet të fluturojmë, pasi para nesh është edhe një ndeshje tjetër, ajo në Danimarkë. Mbetemi me këmbë në tokë. Edhe atje shkojmë për të shënuar gol dhe assesi që të mbrohemi” – tha pas përfundimit të ndeshjes strategu nga Prilepi, Goce Sedloski.

Vardari falë golit të shënuar nga ana e sulmuesit Baloteli në minutën e 65-të mundi minimalisht 1:0 skuadrën e Kopenhagenit, që rastin për hakmarrje e sheh në ndeshjen e kthimit në Danimarkë, që në program është me datë 02 gusht.

Leave a Reply