Kopenhagen – Vardari transmetohet në TV Nova

Ndeshja e kthimit e turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Evropian midis Kopenhagenit dhe Vardarit do të transmetohet drejtëpërdrejtë në TV Nova.

Është ky një lajm i mirë për gjithë sportdashësist në vendin tonë, të cilët do të kenë mundësinë për të ndjekur përmes ekraneve televizive një ndër ndeshjet më të rëndësishme të skuadrës kampione të Maqedonisë gjatë këtij edicioni në arenën ndërkombëtare.

TV Nova që realizoi transmetimin e drejtëpërdrejtë edhe nga takimi i parë në “Telekom Arena”, kur Vardari shënoi fitore minimale 1:0, siguroi të drejtat për të transmetuar edhe ndeshjen e dytë që do të zhvillohet të martën (02 gusht) në stadiumin “Parken” në Kopenhagen.

Vardari është pranë një suksesi historik, kualifikimin në fazën “Play-Off” të Ligës më prestigjioze evropiane.

Në rast se “kuqezinjtë” arrijnë të tejkalojnë skuadrën kampione daneze, atëherë ata kanë të sigurtë së paku ndeshjet në grupet e Liga Evropa. Ndërsa nëse do kalonin edhe fazën e “Play-off”, atëherë normalisht që do të luanin në ndeshjet e grupeve të Ligës së Kampionëve Evropian.

Leave a Reply