Në “Marakana” shpaloset flamuri i Kosovës me ngjyrat serbe (VIDEO)

Në stadiumin “Marakana” në Beograd të enjten është zhvilluar ndeshja e turit të tretë eliminatorë të Liga Europa midis Crvena Zvezdës dhe Sparta Pragës.

Ishin vendasit ata që shënuan fitore me rezultatin 2:0, mirëpo ajo që ra në sy në këtë përballje ishin gjestet raciste të tifozëve serb “Delije”, të cilët para fillimit të ndeshjes në tribunat e stadiumit, në vendin e tyre të zakonshëm, pas golave kishin shpalosur një flamur të Kosoves me ngjyra serbe.

Që kjo të mos mjaftonte, nga ana e tyre nuk munguan as koret raciste si “Kosova është Serbi”,  “UEFA Mafia”, kore këto që janë dëgjuar shumë herë në ndeshjet që serbët zhvillojnë në Europë. Por ajo që ka bërë përshtypje edhe më shumë, është fakti se thirrjeve raciste nga ana e tifozëve të Crvena Zvezdës, iu bashkuan edhe çekët, të cilët ende nuk kanë pranuar Republikën e Kosovës si shtet.

Rikujtojmë thirrje të ngjashme kundër shqiptarëve pati edhe të martën në ndeshjen në “Telekom Arena” në Shkup në ndeshjen midis Vardarit dhe Kopenhagenit në kuadër të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Evropian, kur tifozët e skuadrës kampione të Maqedonisë, “komitët” në korr brohoritnin: “Shqiptarë i mirë, shqiptarë i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarë”.

Leave a Reply