“El Clasico” spanjolle në tokën amerikane i takon Barcelonës (VIDEO)

“El Clasico” spanjolle midis Barcelonës dhe Realit të Madridit e zhvilluar në tokën amerikane u ka takuar “katalunasve”, të cilët në fund triumfuan me rezultatin 3:2.

Barcelona e nisi ndeshjen furrishëm, duke shënuar dy gola brenda 7 minutave të para. Lionel Messi hapi serinë e golave vetëm pas 3 minutave lojë, teksa Ivan Rakitiç 4 minuta më pas dyfishoi epërsinë e Barcelonës.

Këto dy gola sollën mjaft kënaqësi në mesin e tifozëve të Barcelonës të pranishëm në stadiumin “Hard Rock Stadium” në Majami, ndërsa shpresat e tifozëve “madrilen” riktheu kroati Mateo Kovaçiç me golin e realizuar në minutën  e 14-të.

Pas këtij goli Reali arriti që të konsolidojë rradhët e veta, edhe pse posedimi i topit ishte në anën e “katalunasve” të cilët kapituluan edhe për herë të dytë në këtë ndeshje, kur në minutën e 36-të pas një kundërzbritjeje të shpejtë, Asensio barazoi shifrat në 2:2.

Gjatë pjesës së dytë trajnerët Valverde dhe Zidan vendosën që të inkuadrojnë në lojë shumicën e futbollistëve që kishin në bankinë, ndërsa kjo ndikoi edhe në tempon e lojës, që ishte më e ngadalshme se ajo e pjesës së parë, kur të dyja skuadrat krijonin raste të shumta para portave respektive.

Në këtë pjesë i vetmi që shënoi gol, ishte mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike, i cili mjaft mirë shfytëzoi harkimin e Nejmar në zonën kundërshtare dhe nga afërsia shënoi edhe golin e tretë për Barcelonën, duke vendosur rezultatin përfundimarë të këtij takimi, Barcelona 3, Real Madridi 2.

Për “mbretërit” ishte kjo disfata e tretë nga po aq ndeshje në kuadër të turneut “International Champions Cup”, pasi fillimisht përmes penaltive u mposhtën nga Mançeser Junajtedi, që më pas të mposhten edhe nga Mançester Siti me rezultatin 4:1.

Leave a Reply