ZYRTARE, Inter transferon mesfushorin e Fiorentinës (VIDEO)

Mesfushori uruguaian i Fiorentinës, Matias Vesino sezonin e ri futbollistik do të veshë fanellën e Interit, njofton sajti zyrtarë i klubit nga Firenca. Në njoftimin e skuadrës nga “Artemio Franki” thuhet se futbollisti do të ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore te “neroaxurrët”, vetëm pasi skuadra nga Milano të aktivizojë shumën që ekziston në klauzolën mes Fiorentinës dhe futbollistit uruguaian, i cili gjatë muajit gusht do të mbush 26-vjeç.

Shuma që ekziston në klauzolën e futbollistit me Fiorentinën nuk bëhet e ditur, mirëpo jo zyrtarisht thuhet ajo të jetë në vlerë prej 24 milion euro.

Vesino në “Artemio Franki” luan që nga viti 2013, ndërsa në Itali përveç me Fiorentinën, ka luajtur edhe me Kaljarin dhe Empolin. Mesfushori ka zhvilluar gjithashtu edhe 13 ndeshje me fanellën e Kombëtares së Uruguait.

Është kjo blerja e dytë e Interit që bënë nga rradhët e Fiorentinës,  pasi më parë “neroaxurrët” nënshkruajtën edhe me spanjollin Borha Valero.

 

Leave a Reply