Futsal Shkupi miqësore me Liburnin në Gjakovë

Në kuadër të përgatitjeve para ndeshjeve në kuadër të UEFA Futsal Kup, Shkupi ka caktuar një miqësore me ekipin e Liburnit, që gjithashtu këtë vit do të prezantojë Kosovën në kompeticionin më të rëndësishëm evropian të futsalit.

Rikujtojmë Shkupi në kuadër të UEFA Futsal Kup bënë pjesë në grupin “C” paraeliminatorë  dhe ndeshjet e saj do ti zhvillojë në Linz të Austrisë, së bashku edhe me Luxol St. Andreës, Diamant Linz dhe Makabi Tel Aviv, teksa Liburni është pjesë e grupit “B”, bashkë edhe me MF Titograd nga Mali i Zi, FK Vytis nga Lituania dhe  Differdange 03 nga Luksemburgu.


SHKUPI DHE LIBURNI MUND TË TAKOHEN EDHE NË “UEFA FUTSAL CUP”


Këto dy skuadra shqiptare në rast se ja arrijnë qëllimit që të sigurojnë vendet e para në grup, atëherë do të përballeshin njëra me tjetrën në grupin e 5-të eliminatorë, duke u përballur ndaj kampionëve të Kroacisë dhe Francës, Nacional Zagreb, gjegjësisht Garges Djibson.

Ndeshja miqësore midis Shkupit dhe Liburnit do të zhvillohet nesër (02 gusht) në Gjakovë në palestrën “Shani Nushi” me fillim në ora 19:30.

Leave a Reply