Sevilja “rrëmben me forcë” Hesus Navasin (VIDEO)

Hesus Navas do të jetë futbollist i ri i Sevillas. Mesfushori spanjoll rikthehet te ish-skuadra e tij nga e cila u largua në verën e vitit 2013-të,  për të kaluar te Mançester Siti.

Tashmë ai është rikthyer te Sevilla, ndërsa prezantimi që i ka bërë klubi spanjoll, mesfushorit të njohur është me të vërtetë unik, pasi gjithçka inskenohet sikur Navas rrëmbehet dhe dërgohet në stadiumin “Ramon Sançez Pizhuan”.

Pasi hapi sytë, ai shikon me admirim stadiumin ku krijoi emër dhe e bëri të famshëm atë.

Leave a Reply