Nejmar nuk stërvitet me Barcelonën

Kalimi i Nejmar te PSZH-ja është vetëm çështje kohe. E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se Nejmar ka shkuar në qendrën stërvitore të Barcelonës mëngjesin e të mërkurës, ku është pritur nga bashklojtarët e tij.

Edhe pse shkoi me gjysmë ore vonesë, ai është pritur nga trajneri Ernesto Valverde, i cili edhe ia dha lejen për të mos u stërvitur.

Gjatë kohës së qëndrimit Nejmar u ka komunikuar bashklojtarëve se ai më nuk është pjesë e skuadrës dhe se do të transferohet te Paris Sen Zhermen.

Nëse arrihet të realizohet transferimi i Nejmarit te PSG, atëherë ai do të jetë transferimi më i madh në historinë e futbollit, me një shumë rekord prej 222 milionë eurosh që flitet se klubi francez do të paguaj për shërbimet  e brazilianit, i cili pjesë e skuadrës “katalunase” është që nga viti 2013-të. Ai brenda 4 viteve të kaluara me Barcelonën arriti që të fitoj dy tituj kampion në Spanjë, tre Kupa të Spanjës, një Super Kupë të Spanjës si dhe një Ligë të Kampionëve.

Ai me fanellën e skuadrës nga “Kamp Nou” ka zhvilluar plotë 186 ndeshje, duke regjistruar edhe 105 gola si dhe 80 asiste për gol.

Leave a Reply