Trajneri i Fenerbahçes, Koçoman: I kënaqur jam me paraqitjen e Elmasit!

Elif Elmas mbrëmë debutoi me Fenerbahçen në ndeshjen miqësore ndaj Kaljarit, ku turqit e fituan me rezultat 1:0. Elmas u aktivizua në pjesën e dytë, ndërsa trajneri i Fenerbahçes, Ajkut Koçaman u shpreh i kënaqur nga paraqitja e tij.

“Edhe pse fituam me rezultat minimal, jam shumë i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të mi. Veçanarisht jamë i kënaqur nga Oguz, Samad dhe Elmas, të cilët janë talentët e mëdhenj dhe janë ardhmëria e këtij klubi. Objektivi im më i madh është pikërisht këta futbollist, të arrijë t’i kyç në skuadrën e parë. Nëse së bashku arrijmë një gjë të tillë, atëherë mund të them se Fenerbahçe do të ketë suksese të mëdha në të ardhmen”, është shprehur Koçaman pas ndeshjes me Kaljarin.

Kujtojmë që Fenerbahçe do të luaj me Vardarin në plej of-in e Liga Evropës.

Leave a Reply