Ademi: Me padurim po pres që të rikthehem në fushat e futbollit

Pas dy viteve pushim, reprezentuesi i Maqedonisë, Arian Ademi rikthehet në fushat e futbollit. Ademi për shkak të konsumimit të disa substancave të palejuara, ishte i suspenduar nga UEFA, mirëpo prej kur u bë e ditur se substancat në fjalë i ka përdorur pa dijeni, gjykata e Lozanët ia reduktoi dënimin.

“I numëroj ditët, me padurim pres që të rikthehet në stërvitje te klubi im. Dua vetëm ta shijojë fushën dhe të stërvitem me bashkëlojtarët e mi. Humba dy vite nga karriera ime, ndoshta edhe vitet më të mira, të cilat nuk mund të kthehen. Tash nuk dua të mendojë për pezullim, pasi ajo mund të më ‘vret’”, është shprehur Ademi.

Ademi stërvitjen e parë me Dinamo Zagrebin do ta ketë gjatë ditës së sotme.

Leave a Reply