Mungesa e valleve shqiptare në Superkupë, Qeveria i hedh fajin FFM-së dhe qeverisë së kaluar

Qeveria e re në krye me Zoran Zaev, fajin për mungesën e valleve shqiptare por edhe të etniteteve të tjera gjatë shfaqjes para Superkupës së Evropës që mbrëmë u zhvillua në “Telekom Arena” në Shkup, e justifikuan me faktin që i tërë manifestimi është organizuar nga Federata e Futbollit  të Maqedonisë dhe ish qeverisë së kaluar.

”Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk ka qenë pjesë e konceptit artistik të Superkupës së UEFA-s. Ideja artistike është bërë nga qeveria e kaluar dhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) si organizator. Qeveria e re e ka mbështetur teknikisht organizimin e Superkupës së Evropës. Shprehim keqardhje që FFM-ja si organizator nuk i ka vënë vëmendje konceptit multietnik të shtetit tonë”  – ka thënë zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Mbrëmë për herë të parë në vendin tonë u zhvillua një event kaq i rëndësishëm me përmasa të mëdha evropian, ku sërish vlerat shqiptare ishin anashkaluar.  Qeveria e vjetër, FFM-ja, apo edhe Qeveria e re, kjo ka pak shumë rëndësi, rëndësi ka që shqiptarët edhe më tej vazhdojnë të shkelen, qoftë në politikë, sport, apo edhe kulturë.

Leave a Reply