Grasshopers fiton 10-0, 7 gola mbajnë firmën e futbollistëve shqiptarë

Skuadra zviceriane e Grasshopers ka shënuar një fitore të thellë në ndeshjen e 1/32 së finales së Kupës së Zvicrës, duke mundur si mysafir ekipin e Romontois me rezultatin 10:0.

Në këtë fitore të madhe të Grasshopers, fjalën kryesore e kishin tre futbollistët shqiptarë, Valon Fazliu, Florian Kamberi dhe Albion Avdijaj, të cilët shënuan 7 gola.

Fazliu dhe Kamberi realizuan nga tre gola, teksa Avdijaj shënoi një gol, ndërkohë në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Bahiu dhe Fasko, i cili realizoi dy gola.

Një fitore identike në këtë fazë të ndeshjeve të Kupës (10:0) realizoi edhe Cyrihu në transfertën ndaj Chippis, teksa Sioni i Tramexanit me rezultatin 9:1 si mysafir mundi ekipin e  Granichen.

Leave a Reply