Intervistë me drejtorin sportiv të Skënderbeut, Haris Fakiq

Haris Fakiq, një emër ky i njohur për shkupjanët nga koha kur luante për Slloga Jugomagnatin, ndërsa tashmë i njohur me punën e suksesshme që po bënë në rolin e drejtorit sportiv te skuadra e Skënderbeut nga Korça.

Përgjegjës për emrat e rinj te Skënderbeu dhe rreth futbollistëve të rinj që militojnë në këtë skuadër, Fakiq po magjeps të gjithë me punën që po bënë, e cila po jep edhe rezultatet e duhura. Skënderbeu këtë vit siguroi një vend për në grupet e Liga Evropa, duke përsëritur suksesin e dy viteve më parë, ndërsa që sa më të përgatitur të presin ndeshjet në këtë kompeticion, Skënderbeu me në krye Haris Fakiqin, kanë nisur transferimin e futbollistëve të rinj, ku i fundit është futbollisti kosovar i Rabotniçkit, Suad Sahiti.

infOSport.mkPër sa kohë ka nënshkruar Suad Sahiti me Skënderbeun?

Haris Fakiq: Me Suad Sahitin kemi nënshkruar  për 3 vite.

infOSport.mkSa jeni të kënaqur me angazhimin e tij?

Haris Fakiq: “Normal që jemi shumë të kënaqur, ai është një futbollist me shumë vlera. Edhe pse është i ri, ai ka një eksperiencë të madhe në futboll. Për tre sezone sa ishte pjesë e Rabotniçkit, ai luajti një rol kyç te kjo skuadër.

infOSport.mk Perveç Suad Sahitit, a do të ketë edhe përforcime të tjera për Skenderbeun për ndeshjet në grupe të Liga Evropa?

Haris Fakiq: “Besoj se po, do shofim këtyre ditëve. Na kanë mbetur edhe dy ditë, ashtu që do i shfrytëzojmë në maksimum për të përforcuar skuadrën, kuptohet nëse na jepet mundësia dhe nëse një gjë të tillë konstatojmë bashkë edhe me stafin teknik.


BESART IBRAIMI TE SKËNDERBEU?


infOSport.mk – Një pyetje që ka zgjuar shumë eufori këtu te ne në Maqedoni, është interesimi i skuadrës së juaj për shërbimet e Besart Ibraimit të Shkëndijës. Sa të vërtetë ka këtu dhe  mendoni se me Besart Ibraimin Skënderbeu do të kompletonte sulmin për në Evropë?

Haris Fakiq: “Do ishte shumë mirë të kemi në skuadrën tonë një profil të një futbollisti si Besart Ibraimi. Vërtetë do ishte një plus i madh për skuadrën tonë, mirëpo mund të them se zërat që qarkullojnë për kalimin e tij të mundshëm te skuadra jonë, janë vetëm spekullime. Nuk ka asgjë konkrete lidhur me Besart Ibraimin”

infOSport.mk Kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në mbyllje të merkatos, në cilat pozita mendoni të përforconi skuadrën?

Haris Fakiq: “Ali Soue u tregua si një përforcim shumë i mirë dhe është ambientuar shumë shpejtë,  çka është një manir i një sulmuesi i cili ka vlera. Një skuadër si e jona, që e presin ndeshje në 3 fronte minimum deri në janar, është më se e kuptueshme se duhet të përforcohemi në të gjitha repartet. Besoj se futbollistët e rinj që do ti angazhojmë deri në janar, do e ndihmojnë skuadrën për me qenë në nivel në të gjitha kompeticionet. E dimë se kampionati shqiptarë është i egër dhe duke pasur parasysh se si objektiv kemi kthimin e titullit në Korçë, atëherë besoj se do vijnë maksimum edhe dy emra të rinj në skuadër, mirëpo edhe nëse nuk arrijmë të sigurojmë ato dy emra të rinj, mendoj se edhe me këtë fond të futbollistëve që kemi jemi të kompletuar si skuadër.

infOSport.mk – Ndeshjet në grupe të Liga Evropa. Dinamo Kiev, Jang Bojs dhe Partizani, ku e shihni skuadrën e juaj në këtë grup?

Haris Fakiq: “Në krahasim me grupin që e kishim para dy viteve, besoj se tani kemi një grup më të lehtë, ashtu që na shtohen ambiciet për atë pozitë të dytë. Besoj se tani në favorin tonë është edhe eksperienca më e gjatë në ndeshjet në Evropë dhe në nivele më të larta. Me këto kundërshtarë besoj se kemi shanset tona, sidomos në ndeshjet që do i luajmë si vendas”.

infOSport.mk Thatë më herët që objektiv kryesor keni titullin kampion në Shqipëri, cilin skuadër e shihni si konkurrent kryesor për titullin e kampionit, Partizanin apo Kukësin?

Haris Fakiq: “Mendoj se këto dy skuadra do të jenë dy kundërshtarët tonë kryesor rreth titullit të kampionit, mirëpo nuk duhet haruar këtu gjithsesi edhe Flamurtarin që me Shpëtim Duron në krye ka bërë një merkato shumë cilësore. Një gjë e tillë më pëlqen, pasi po vijnë më shumë skuadra që tentojnë të fitojnë titullin, por është koha ajo që do të tregon më se miri se cila skuadër do të jetë konkurrenti më serioz për titull. Gjithashtu më vjen mirë që po vijnë njerëz edhe nga jashtë për të punuar në Shqipëri. Besoj se ky është një sinjal i mirë se kampionati shqiptarë vlen dhe se nga viti në vit po ngritet lartë e më lartë”.


SUAD SAHITI TE SKËNDERBEU FTON VËLLAIN E TIJ, EMIRIN!


infOSport.mk Suad Sahiti ftoi vëllain e tij ti bashkohet Skënderbeut, mund të ndodh që Skënderbeu të rrëmbejë edhe Emirin që në këtë merkato të verës?

Haris Fakiq: ”Jo, në këtë merkato nuk e besoj, por nuk përjashtohet mundësia që ai të na bashkohet për në janar. Deri atëherë do shohim se si do rrjedhin gjërat”.

Rikujtojmë Skënderbeu gjatë kësaj merkatoje të verës përveç Suad Sahitit, transferoi edhe sulmuesin e Kievos, Ali Soue, Shend Kelmendin, Bruno Lulaj (i kthyer nga huazimi) si dhe futbollistin e talentuar nga Etiopia, Demte.

Leave a Reply