Suad Sahiti te Skënderbeu fton edhe vëllain e tij Emirin!

Suad Sahiti të hënën pas dite edhe zyrtarisht u promovua te skuadra e Skënderbeut nga Superliga shqiptare. Suadi me skuadrën korçare nënshkroi kontratë tre vjeçare, ndërsa i kënaqur nga kushtet e ofruara dhe puna që bëhet te kjo skuadër, ai nuk ka nguruar që ti bëjë ftesë edhe vëllait të tij më të vogël, Emirit që ti bashkohet Skënderbeut.

“Jam i lumtur qe vij këtu. Te zëvendësosh Liridon Latifin është e vështirë gjithnjë, por do mundohem ta bëj më së miri duke dhëne maksimumin. Jam në ekipin që ka bërë krenar të gjithë shqiptarët. Kam ftuar edhe vëllain tim, Emirin të vijë këtu” – kishte thënë Suad Sahiti pas prezantimit të tij te skuadra korçare.

Emir Sahiti është vetëm 18-vjeç dhe aktualisht është pjesë e Rabotniçkit, ndërsa një transferim të tij te Skënderbeu nuk e mohon edhe drejtori sportiv i kësaj skuadre, Haris Fakiq, i cili në një prononcim të drejtëpërdrejtë për “infOSport.mk” lidhur me këtë çështje, tha:”Jo, në këtë merkato nuk e besoj, por nuk përjashtohet mundësia që ai të na bashkohet për në janar. Deri atëherë do shohim se si do rrjedhin gjërat”.

Rikujtojmë Emir Sahiti është edhe pjesë e Kombëtares shpresa të Shqipërisë, ndërsa gjithashtu për shërbimet e tij një kohë të gjatë po interesohen edhe gjigandët e Kroacisë, Dinamo e Zagrebit, të cilët Skënderbeu i eliminoi në fazën “play-off” të Liga Evropa.


EMIR SAHITI EDHE NË RADARIN E DINAMO ZAGREBIT


 

Leave a Reply